La Liga vazhdon me rregullin e pesë zëvendësimeve edhe për edicionin e ardhshëm

21:09 | 8 Shtator 2020
Arbresh Info

La Liga ka konfirmuar se do vazhdojnë me pesë zëvendësime edhe për edicionin e ardhshëm 2020-21.

Ky rregull hyri në fuqi për një kohë të shkurtë pas pandemisë së koronavirusit, në mënyrë që të këtë më shumë zëvendësime në rast të lëndimeve, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, La Liga ka vendosur që të mos e heq këtë rregull dhe të jetë në fuqi edhe për edicionin e ardhshëm, pavarësisht që pesë zëvendësimet duhet të përdoren vetëm tri herë në ndeshje.

Skuadrat do kenë 23 lojtarë për çdo ndeshje, pesë më shumë se në edicionet e kaluara.

Ky rregull do vlejë edhe për divizionin e dytë të Spanjës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme