La Liga transmetohet drejtpërsëdrejti në Facebook

17:06 | 21 Shkurt 2017
Arbresh Info

La Liga, organi drejtues i dy ligave kryesore të futbollit në Spanjë, ka njoftuar rreth një marrëveshje të arritur me rrjetin social Facebook për të transferuar ndeshjet drejtpërsëdrejti në këtë platformë.

La Liga filloi transferimin falas, që mbulon ndeshjet e së premtes në mbrëmje nga ‘Primera Division’, në Facebook tek Spanja më 17 shkurt në bashkëpunim me furnizuesin teknik të ligës ‘Mediapro’, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët ishin në gjendje të shikojnë disfatën e pësuar të Granadës 4 me 1 ndaj Real Betis në ‘Primera Division’ përmes faqes zyrtare të La Ligas në Facebook.

GolTV, që ka të drejtat për të shfaqur ndeshjet në La Liga që nga viti 2003, transmeton takimet në gjuhën angleze dhe spanjolle./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme