Kapitulli i fundit në debatin lidhur me përballjen e radhës mes Barcelonës dhe Real Madridit është duke u shkruar, pasi që ta La Liga i ka sugjeruar Komitetit të Garave të Federatës së Futbollit të Spanjës që ndeshja të zhvillohet më 7 dhjetor.
Tensionet në regjionin katalonas janë ndezur nga vendimi kontrovers i gjykatës spanjolle për t’i burgosur disa liderë politikë të lëvizjes për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja dhe për rolin e tyre në referendumin e mbajtur për këtë çështje në vitin 2017.
Gjatë ditëve të fundit, rrugët e Barcelonës dhe zonat përreth janë goditur nga protestat e vazhdueshme dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Spanjë.
Një protestë e madhe është planifikuar të mbahet në qytetin e Barcelonës më 26 tetor – pikërisht ditën kur klubi Barcelona e kishte ndeshjen kundër rivalit më të madh, Real Madridit, në “Camp Nou”.
Disa opsione të ndryshme u konsideruan nga Federata spanjolle për shkak të frikës se ndeshja mund të mos zhvillohet rregullisht për shkak se “El Clasico” gjithmonë ka pasur edhe tensione politike, edhe para zhvillimit të këtyre protestave.
Federata fillimisht e kishte shqyrtuar opsionin për ta zhvilluar këtë herë ndeshjen në “Santiago Bernabeu” e më 1 mars, kur është caktuar ndeshja kthyese e El Clasicos në La Liga, të zhvillohet në Camp Nou.
Megjithatë, dy klubet e kanë kundërshtuar këtë propozim duke thënë se kjo do të ndikonte në rrjedhën e kampionatit, përderisa Barcelona e ka kundërshtuar edhe shtyrjen e ndeshjes, për shkak të agjendës së ndeshjeve të klubit.
Por, Federata tanimë ka konfirmuar se ndeshja është shtyrë. Dy klubet dhe La Liga pritet të arrijnë marrëveshjen për datën e re të kësaj ndeshjeje deri të hënën e ardhshme.
E Marca raporton se propozimi i La Ligës është që ndeshja të zhvillohet më 7 dhjetor, që do ta ndikonte orarin e xhiros së 16-të të La Ligës, pasi që në këtë xhiro Barcelona ishte planifikuar të përballej me Real Mallorcan e Real Madridi me Espanyolin.
Megjithatë, një propozim i tillë s’do të jetë lehtë i arritshëm pasi që presidenti i La Ligës, Javier Tebas, duhet ta marrë edhe aprovimin e Mallorcas dhe Espanyolit për këtë propozim.
Nëse përballja zhvendoset në këtë datë, atëherë ajo do të ishte para dy ndeshjeve të rëndësishme për të dyja klubet. Më 10 dhjetor skuadra e Zinedine Zidane udhëton në Belgjikë për ndeshjen kundër Club Brugge, ndërsa skuadra e Ernesto Valverde shkon në Milano për përballjen me Interin. /Gazeta Express/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...