Google ADS

La Liga nuk e preferon datën e 18 dhjetorit që Barcelona dhe Real Madridi kanë rënë dakord

19:54 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

La Liga dëshiron që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid të zhvillohet me 4 dhjetor pasi do të mbronte interesat ekonomike të klubeve të tjera.

Data fillestare e 26 tetorit është shtyrë për shkak të trazirave politike aktuale në Kataluni dhe për këtë arsye ka frikë për sigurinë.

Të dy ekipet ranë dakord që 18 dhjetori të ishte orari i tyre i preferuar.

Sidoqoftë, La Liga mendon se skuadrat që garojnë në Copa del Rey më 18 dhjetor do të vuanin nga humbja e parave, pasi El Clasico do të merrte skenën qendrore.

Sipas burimeve të La Liga, një ndeshje me 4 dhjetor do t’i mbronte interesat e klubeve profesionale, të drejtat e tyre televizive të komercializohen kolektivisht, dhe jo vetëm për dy prej tyre, duke iu referuar Barcelonës dhe Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme