Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se dëshiron të jetë më realist dhe e ka bërë të qartë se s’mund të pritet të ketë tifozë në stadiume këtë vit, shkaku i mungesës së nje vaksine kundër koronavirusit.
Javier Tebas u takua të mërkurën me klubet nga dy ligat elitare të futbollit në Spanjë për t’ua sqaruar takimet e fundit me CSD dhe Federatën e Futbollit të Spanjës. Aty u fol edhe për një plan që Tebas e formuloi në një takim sekret me presidentin e Federatës, Rubiales, në fillim të javës, transmeton Gazeta Express.
Tebas u ofroi detaje klubeve, megjithatë ato ende s’janë bërë të ditura për mediat dhe publikun.
Presidenti i La Ligas dëshiroi t’ua dërgoj një mesazh të qartë presidentëve e drejtorëve të klubeve, përderisa këta të fundit po përgatitin buxhetin për muajt e ardhshëm. Njëra ndër këto mesazhe ishte se tifozët s’do të lejohen në stadiume deri vitin e ardhshëm.
Tebas e bëri këtë me qëllim që klubet të planifikonin për t’i mbuluar humbjet që ua shkakton mungesa e përfitimeve nga stadiume. Shkaku i kësaj, klubet mund t’i humbin deri në 129.5 milionë euro – 117 milionë euro në ligën elitare, 12.5 milionë në ligën e nivelit të dytë.
Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e humbjeve që La Liga pret të ndodhin. La Liga beson se humbjet mund ta ketë vlerën deri në 956 milionë euro nëse nuk rinisë kampionati dhe deri në 350 milionë euro nëse rinisin ndeshjet, por pa tifozë.
Për këtë arsye, klubet janë duke tentuar të gjejnë ndonjë mënyrë se si t’u përballojnë humbjeve të tilla tani që kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...