Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndryshime të shumta në edhe në botën e futbollit.
Fillimisht, të gjitha ndeshjet e sportit më të popullarizuar në botë u pezulluan, për t’u rikthyer në disa kampionate, por pa prezencën e tifozëve.
Meqenëse sezoni do të përfundojë më vonë se zakonisht, është e kuptueshme që edhe datat e afateve kalimtare do të ndryshojnë.
Në këtë mënyrë, siç transmeton Goal, La Liga i ka bërë publike datat e dy afateve të ardhshme kalimtare.
Afati kalimtar veror do të nisë me 4 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 5 tetor, kurse afati kalimtar dimëror do të nisë me 4 janar dhe do të mbyllet me 1 shkurt. /Telegrafi/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale