La Liga është e gatshme ta lejojë Real Madridin t’i luajë ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20 në stadiumin Alfredo Di Stefano, stadiumin më të madh në kampin stërvitor të kubit, Valdebebas.
Nëse dhe kur të vendoset për rinisjen e kampionatit, ndeshjet prite të zhvillohen pa tifozë dhe gjatë muajve të verës, kur Real Madridi kishte planifikuar të punojë në rinovimin e Santiago Bernabeut, transmeton Gazeta Express.
Për shkak se ndeshjet me siguri do të duhet të zhvillohen pa tifozë të pranishëm, kapaciteti i ulëseve në stadium nuk ka rëndësi dhe për këtë arsye La Liga është e gatshme ta pranojë kërkesën e klubit madrilen të luajë në stadiumin që zakonisht përdoret për ndeshjet e ekipit B.
Ky lajm i ka gëzuar drejtuesit e Real Madridit, pasi që ata tani do të kenë mundësi të vazhdojnë me planin fillestar për rinovimin e Santiago Bernabeut.
Për këtë kërkesë të Real Madridit fillimisht u raportua të hënën, kur thuhej se drejtuesit e klubit kontaktuan me drejtuesit e Federatës spanjolle, të cilat tashmë u kanë kthyer përgjigje pozitive.
Megjithatë, ende mbetet të shihet nëse edhe UEFA do ta lejonte Real Madridin të luajë në këtë stadium më të vogël për ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...