Është duke u zhvilluar mes mijëra polemikave referendumi i Pavarësisë së Katalunisë.
Por, çfarë do të ndryshonte në futboll? Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, në 2014-n ishte i qartë:
“Rregullat tona njohin një dispozitë të vetme ku thuhet se vetëm një shtet jo spanjoll mund të luajë La Liga dhe garat e tjera spanjolle dhe ai është Andorra”.
Si të thuash: në rast se votohet për “po”, skuadrat katalanase përjashtohen nga Primera Division dhe La Liga, transmeton SportEkspres.
Praktikisht, krijimi i një kampionati katalan është realitet. Në 2017/18 janë gjashtë skuadra katalane në dy divizionet e para spajolle: La Liga: Barcelona, Espanyol dhe Girona.
Segunda Division: Barcelona B, Nastik dhe Reus.
Por, edhe shtatë të tjera (Badalona, Kornelia, Jagostera dhe Jeida, Olot, Sabadell dhe Peralada) në Segunda Division B.
Rreziku është që të formohet si në Scottish Premier League. Në nivel kombëtar do të ishte me e thjeshtë, krijimi i Federatës dhe Kombëtares. Lojtarët do të zgjidhnin mes Spanjës dhe Katalunisë.
Është përfolur shumë dhe nuk përjashtohet mundësia që Barcelona t’i bashkohet Ligës Premier në Angli, apo Serie A në Itali.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty