Google ADS

La Lakers pëson humbjen e tretë me radhë, mposhtet nga Miami Heat

08:17 | 4 Janar 2024
D.H

Miami Heat ka arritur të mposht La Lakers me rezultat 110-96 në NBA.

Kjo ishte edhe humbja e tretë me radhë për skuadrën e La Lakers, shkruan Arbresh.info.

Teksa Miami është rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve rresht.

Herro ishte heroi i nënkampionëve aktual të NBA, me 21 pikë të realizuara duke shtuar edhe gjashtë kërcime e katër asistime.

Lojë të mirë bëri edhe Jaquez me 16 pikë tetë asistime.

Ndërsa për Lakers nuk mjaftoi super paraqitja e Davis me 29 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime për të shmangur humbjen.

Po ashtu paraqitje të bëri edhe Reaves me 24 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Miami Heat momentalisht është në pozitën e katërt në lindje me 20 fitore e 14 humbje, teksa Lakers aktualisht ndodhet në pozitën e 10-të me 17 fitore e 18 humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme