Los Angeles Lakers ka marrë edhe një fitore në NBA.
Kësaj radhe djelmoshat nga Los Angeles kanë mposhtur New York Knicksin me 20 pikë diferencë 127-120.
Jordan Clarkson ka shkëlqyer edhe në këtë takim ku shënoi 29 pikë e shtoi 10 asistime.
Në këtë fitore të Lakers paraqitje të mirë pati edhe Julius Randle me 27 pikë e 12 kërcime, ndërsa ‘Rookie’ fantastik Kyle Kuzma shtoi 15 pikë të tjera.
Tek New Yorku tre basketbollistët Kristpas Porzingis, Tim Hardaway dhe Beasley shënuan nga 17 pikë por që të pamjaftueshme për fitore.
Bostonit nuk i kanë mjaftuar 40 pikët e Kyrie Irving në ndeshjen ndaj Orlando Magic.
Magic befasuan për të mirë duke triumfuar me rezultat 103-95.
Elfreid Payton me 22 pikë dhe Fournier me 19 të tjera ishin në meritorët për këtë triumf të Magic që u larguan nga pozita e fundit në Konferencën Lindore.
Humbje befasuese ka pësuar edhe San Antonio Spurs nga Indiana Pacers 86-94.
Victor Oladipo me 19 pikë dhe Collison me 15 të tjera ishin më efikasit tek Pacers që tani e shohin vetën në pozitën e gjashtë në Lindje.
Pa Kawhi Leonardin dhe Manu Ginobilin tek Spurs u dallua Pau Gasol me 14 pikë e nëntë kërcime.
Kësisoj pas 48 ndeshjeve Spurs e shohin vetën në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore. /Telegrafi/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...