E përditshmja prestigjioze italiane La Gazzetta Dello Sport i ka kushtuar një shkrim klubit të Shkëndijës së Tetovës para ndeshjes së parë ndaj Milanit.
Në këtë artikull, klubi tetovar cilësohet me zemër shqiptare dhe kuqezi.
“Maqedonas dhe shqiptarë, duke qenë se këta të fundit përbëjnë rreth 80% të popullsisë në Tetovë. Klubi është krijuar në vitin 1979, në kohën e Jugosllavisë dhe diktaturës së Titos, prej një ndjenje që ka zgjatur në kohë”.
“Rrugëtimi i kuqezinjve ka vazhduar me ulje-ngritje deri në fund të 2013-s, kur disa emigrantë shqiptarë në Zvicër, njëkohësisht pronarë të grupit ‘Ecolog’, vendosën të investonin te Shkëndija, madje duke bindur edhe Fali Ramadanin që të marrë rolin e drejtorit sportiv”.
Milani është skuadra e zemrës për klubin shqiptar të Maqedonisë: një pasion që rrjedh prej të qenurit shqiptarë, duke qenë se ‘Djalli’ gjithnjë ka patur mbështetje në shtetin ballkanik, shkruan Shqipmedia.
Por nuk mbaron këtu: në fillim të viteve ’90, Shkëndija ka luajtur për një periudhë me fanellën e Milanit.
Nga Tetova do të vijnë shumë tifozë për të ndjekur nga afër atë që mund të cilësohet si një festë e vërtetë”, shkruan La Gazzetta Dello Sport.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...