Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe ka folur për admirimin e tij ndaj trajnerit Zinedine Zidane të Real Madridit duke pretenduar se vetëm Pele është i krahasueshëm me të.
Reprezentuesi i Francës është takuar me ish reprezentuesin e famshëm të Brazilit në Paris dhe ka thënë se ai e sheh vetëm Zizoun në të njëjtën nivel me legjendën Pele, transmeton portali arbresh.info.
“Zizou është i vetmi që më ka impresionuar mua si Pele”, ka thënë Mbappe për El Espanol.
Reprezentuesi i Francës ka shënuar 54 gola brenda 82 paraqitje te PSG dhe ka qenë duke u përfolur që në kohë të gjatë deri tani për transferim te ‘Los Blancos’.
Një raport sensacional nga France Football muajin e kaluar pretendoi se presidenti në Madrid, Florentino Perez, ka dhënë aprovimin personal për transferim dhe do të përgatitet për marrëveshjen 280 milionëshe.
20-vjeçari është duke u vlerësuar si njëri nga lojtarët më të mirë në botë pas kalimit prej 170 milionë te Parisienët nga Monaco në verën e vitit 2017.
Madridi është përfolur shumë se do të shtrojë ofertë gjatë verës për ish lojtarin e Monacos ndërkohë që një investim i madh pritet të bëhet në skuadër kur të mbyllet sezoni./arbresh.info/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...