Kylian Mbappe tregon kush mund ta fitoj Topin e Artë

21:33 | 25 Korrik 2018
Arbresh Info

Super talenti i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe ka zbuluar tre pretendentët për Topin e Artë 2018.

Pas një Kampionati Botëror të suksesshëm në Rusi këtë verë, ka shumë lojtarë që mund të konsiderojnë vetën si favorit për çmimin e madh në botën e futbollit, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni i Botës, Mbappe ka folur për gazetarët, sipas ‘AS’, rreth asaj se kush mendon që mund të jetë konkurrent për të fituar çmimin e madh.

Francezi konfirmoi se ish superylli i Real Madridit që kaloi te Juventusi – Cristiano Ronaldo, qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe Francës – Raphael Varane dhe finalisti kroat i Kampionatit Botëror – Luka Modric janë lojtarët sipas tij që garojnë për këtë çmim.

“Për të plotësuar këtë, unë do e shtoja vetën”, ka thënë tutje Mbappe.

Kjo mund të jetë aspak modeste, por kontributi i Mbappes në futboll gjatë 12 muajve të fundit është i padiskutueshëm, transmeton portali arbresh.info.

Pasi siguroi transferimin te gjiganti francez PSG verën e kaluar, sulmuesi ka shënuar 21 gola brenda 44 ndeshjeve në gjithë sezonin për skuadrën e tij duke fituar gjithashtu tripletën në sezonin e parë.

Gjërat vazhduan të shkojnë vetëm edhe më mirë për Mbappen pas udhëtimit në Rusi me bashkëlojtarët e tij të Francës duke fituar Kampionatin Botëror të parë pas 20 viteve.

Mbappe shënoi katër gola brenda shtatë ndeshjeve të Francës duke mposhtur gjithashtu Kroacinë me rezultat 4 me 2 në finalen e zhvilluar në Moskë, ku 19-vjeçari shënoi gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme