Kylian Mbappe transferohet te PSG për 180 milionë? Përgjigjet Monaco

19:02 | 10 Gusht 2017
Arbresh Info

Të gjithë janë duke kërkuar nga një pjesë të Kylian Mbappes pas sezonit të shkëlqyer të 18-vjeçarit në AS Monaco.

Mbappe shënoi 26 gola në të gjitha kompeticonet duke i ndihmuar Monacos të fitojë titullin e tyre të parë në Liga 1 pas 17 viteve, transmeton portali arbresh.info. Dhe, nuk kaloi kohë e gjatë derisa klubet më të mëdha evropiane të fillojnë me ofertat e tyre madhështore për të blerë yllin francez.

Arsenali, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint Germain të gjithë kanë qenë duke kërkuar shërbimet e reprezentuesit të Francës dhe pa diskutim mund të themi që performancat e tij gjatë sezonit të kaluar kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në ligat më të mëdha në botë.

Monaco tashmë ka shitur disa lojtarë që kanë pasur një rol kyç në triumfin e sezonit të kaluar, përfshirë Bernardo Silva, Tiemoue Bakayokon dhe Benjamin Mendyn, por ata në mënyrë të jashtëzakonshme kanë arritur të mbajnë Kylian Mbappen në klub deri në muajin gusht.

‘Marca’ pretendon që Monaco ka rënë dakord të shes tani sensacionin e tyre te Paris Saint Germaini për një marrëveshje që prek shifrën prej 180 milionë euro.

“Mbappe, lojtari i ri i Paris Saint Germain”, shkruan ‘Marca’ në titullin ku pretendon se Monaco dhe PSG aktualisht janë duke shkëmbyer dokumentet për të finalizuar transferimin.

Megjithatë, Monaco dhe PSG kanë i janë përgjigjur thashethemeve duke thënë se transferimi është i pamundshëm për shkak të ndalesave nga ‘Financial Fair Play’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme