Kylian Mbappe dëshiron t’i ndihmoj Paris Saint Germainit të thyej një tjetër rekord historik pasi siguruan titullin.
Titulli i pestë nga PSG në Liga 1 brenda gjashtë viteve ishte siguruar në fitoren 7 me 1 ndaj Monacos javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje, skuadra e Unai Emery ka 87 pikë, gjë që do të thotë se atyre iu duhen edhe tri fitore për të barazuar rekordin e tyre të vendosur dy vite më parë prej 96 pikëve.
Pra, ata mund të bëhen skuadra e parë franceze që arrin 100 pikë në Liga 1.
“Ajo që na motivon neve sot janë rekordet që mund të ndjekim”, ka thënë Mbappe për faqen zyrtare. “Ne jemi konkurrent dhe ky është motivimi jonë”
“Ne e dimë që rekordi me pikë nuk është aq larg. Ne e dimë se mund të shkruajmë historinë, ne do ta bëjmë atë që duhet për ta arritur këtë”
Mbappe ka shijuar një sezon debutues fantastik te PSG që nga transferimi nga Monaco verën e kaluar./arbresh.info/
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...