Kylian Mbappe rikthehet në stërvitje para ndeshjes kundër Atalanta-s

23:04 | 9 Gusht 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ishte pjesë e stërvitjes për herë të parë që nga dëmtimi në gju.

PSG të mërkurën përballet me Atalanta-n në Lisbonë, ndërsa nuk dihet nëse francezi do luaj, transmeton portali arbresh.info.

Stërvitjet e gjigantit francez nisën dje, por shkaku i nxehtësisë së madhe, stërvitjet u shtyhen për në mbrëmje.

Sipas raportime, i pranishëm në stërvitje ishte edhe Kylian Mbappe, por ka munguar Marco Verrati.

Thuhet se Verrati më shumë gjasa do e humbasë përballjen ndaj skuadrës italiane, kurse Mbappe është në dyshime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme