Kylian Mbappe refuzoi disa oferta nga Barcelona në favor të Real Madridit

15:50 | 21 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Kylian Mbappe ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në futboll që kur shpërtheu në skenë me AS Monacon në sezonin 2016/17, duke i çuar ata drejt titullit të Ligue 1 dhe gjysmëfinaleve të UEFA Champions League.

Një mori klubesh elitare nga e gjithë Evropa u rreshtuan për të nënshkruar me sensacionin e atëhershëm adoleshent në 2017. Besohet se edhe Barcelona ishte ndër plaët e interesuara që iu drejtuan familjes së francezit për të eksploruar mundësinë e një lëvizjeje.

Sidoqoftë, sipas “SPORT”, Mbappe ishte i shpejtë për të rrëzuar një transferim të mundshëm në Camp Nou, pasi besnikëria e tij ishte gjithmonë me rivalët e përjetshëm të Blaugranëve, Real Madrid.

Kur Barça iu afrua babait të tij, Wilfred Mbappe në vitin 2017, ata u pritën me këtë përgjigje:

“Unë jam tifoz i Barçës, por Kylian është me Real Madrid. Nëse ai shkon te Barça tani, ai nuk mund të përfundojë kurrë duke luajtur për Madridin. Nëse ai shkon në një klub tjetër, ai ende mund të përfundojë në Madrid”.

Sipas raportit, përgjigja ende nuk ka ndryshuar pasi Barcelona së fundmi ndoqi interesin e saj për fituesin e Kupës së Botës 2018, mes situatës së tij të vazhdueshme të kontratës.

Real Madrid kishte bërë përpjekje për të nënshkruar me të në shumë raste në të kaluarën. Merengues e kishin ftuar Mbappen në një provë një dekadë më parë dhe kishin bërë oferta për sulmuesin edhe në vitin 2017.

Por, sulmuesi në vend të kësaj, nënshkroi për PSG-në. megjithatë, kontrata e tij me Les Parisiens skadon në verë dhe transferimi i tij i dëshiruar në Santiago Bernabeu duket shumë në horizont.

Ekziston mundësia që ai të rinovojë kontratën me PSG-në, por gjasat që kjo të ndodhë duken të pakta për shkak të situatës në kryqytetin francez.

Ka paqartësi për të ardhmen e trajnerit, Mauricio Pochettino, Neymar dhe Lionel Messi vazhdojnë të jenë të qendër të skenës, pavarëisisht se Mbappe është njeriu i tyre kryesor në fushë, ndërsa ka probleme disilpinore brenda dhomës së zhveshjes.

Pra, pasi ka shpërfillur Barcelonën në të kaluarën, Mbappe duket se do të jetë në rrugën e tij drejt rivalëve të tyre, Real Madrid, në një transferim të lirë pas disa muajsh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme