Kylian Mbappe është vetëm 20 vjeç por tashmë ka arritur më shumë se shumë futbollistë gjatë gjithë karrierës së tyre.
Ai ka fituar Kampionatin Botëror me Francën verën e kaluar dhe ka shënuar katër herë gjatë rrugëtimit të tyre drejtë finales, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi ka fituar gjithashtu trofeun në Liga 1 tri herë radhazi, fillimisht te AS Monaco në vitin 2017 para se të kalonte më pas te Paris Saint Germaini. Në kryeqytetin e Francës, ai padyshim se ka shkëlqyer duke shënuar 46 gola brenda 56 ndeshjeve. Por, pavarësisht gjithë kësaj, ai nuk ka qenë ende lojtari kryesor në PSG.
Titulli aktualisht është duke u mbajtur nga Neymari dhe tarifa e transferimit prej 222 milionë e tij padyshim se ka të bëjë me këtë.
Por në fushë, padyshim se është lënë në yje nga bashkëlojtari i tij i ri.
Si pasojë e kësaj, Mbappe ka bërë një listë kërkesash te klubi në përpjekje për të bërë vetën e tij lojtari numër një, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në Ducan Castles, një gazetar në Sunday Times dhe Daily Record, Lojtari më i Mirë në Liga 1 kërkon tri ndryshime në PSG – përndryshe do të largohet nga klubi.
“Mbappe beson se ka tejkaluar Neymarin sa i përket rëndësisë në fushë te PSG”, ka thënë Catles.
“Ai dëshiron që t’i garantohet që të luaj si 9-sh, si një sulmues qendror, para Edinson Cavanit dhe Neymarit, i cili nuk luan shpesh në këtë pozitë. Ai dëshiron që këtë pozitë të ketë vet”
“Ai dëshiron të ekzekutoj penaltitë, ai ishte shumë afër për të fituar këpucën e artë sezonin e kaluar. Ai beson se nëse do t’i lejoheshin edhe penaltitë, ai mund të ketë fituar këtë trofe.
“Ai dëshiron gjithashtu që formacioni i PSG-së të ndryshoj. Ai dëshiron të luaj si një bartës i fanellës me numër nëntë në formën 4-4-2, që jo aksidentalisht ishte forma ku ai shpërtheu te AS Monaco”
Si një 20-vjeçar, Mbappe është duke bërë kërkesa të jashtëzakonshme dhe në rast se këto nuk pranohen, ai thjeshtë do të largohet nga klubi./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...