Google ADS

Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Monaco?

20:01 | 1 Korrik 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka fshirë klubin francez nga profili i tij në rrjetin social Twitter, gjë që ka ngjallur spekulime rreth të ardhmes së tij.

18-vjeçari ka qenë subjekt i ofertave madhështore për transferim nga disa nga klubet më të mëdha në Evropë, por PSG dhe real Madridi kanë treguar interes më të veçantë, transmeton portali arbresh.info.

Mbappe ka kontratë te Monaco deri në vitin 2019 dhe ka thënë se nuk do të marrë ndonjë vendim rreth të ardhmes së tij deri në momentin kur të rikthehet nga pushimet.

PARA
kylian-mbappe-twitter-header-29062017_dccev66jyupr172be76na9d8gPAS

mbappe-twitter-header-2_13hdjx2cyje3w1wsvhmt7uvg4g

Pavarësisht se ishte pjesë e videos së lansimit të fanellave të reja, Mbappe ka larguar pjesa e biografisë në Twitter klubin, kompaninë ‘Nike’ dhe skuadrën kombëtare të Francës./arbresh.info

A do të thotë kjo që Mbappe do të largohet nga Monaco, apo thjeshtë sulmuesi dëshiron që llogaria e tij në Twitter të duket më e pastër?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme