Kylian Mbappe i tregon Monacos se dëshiron të transferohet te Real Madridi

18:53 | 17 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Kylian Mbappe i ka thënë Monacos se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit këtë verë ose vitin e ardhshëm.

18-vjeçari është takuar me hierarkinë e Monacos në fillim të kësaj jave për të diskutuar të ardhmen e tij pas interesimit të madh të ngjallur nga klubet elite në Evropë si Real Madrid, Arsenal, Manchester City, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi

Gazeta me bazë në Madrid, ‘ABC’ pretendon që Mbappe i ka thënë zëvendës presidentit të Monacos, Vadim Vasileyv se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit dhe shpreson të arrij transferimin sa më herët që është e mundur këtë verë. Por, pretendon që reprezentuesi i Francës ka rënë dakord për të qëndruar te Monaco për një sezon tjetër pasi nuk i është garantuar pozita në rolin startues në skuadrën e Zinedine Zidanes.

Real Madridi është i gatshëm të paguaj 100 milionë euro për Kylian Mbappen
Real Madridi është i gatshëm të paguaj 100 milionë euro për Kylian Mbappen

Real Madridi dëshiron t’i lejoj Mbappes të vazhdoj qëndrimin te Monaco dhe është i gatshëm për të paguar një tarifë rekorde prej 100 milionë euro te kampioni francez.

Por, ‘ABC’ raporton gjithashtu që pronari miliarder i Monacos, Dmitry Rybolovlev ka pranuar një ofertë prej 135 milionë euro nga PSG dhe duhet tani të vendos gjithsesi nëse të pranoj ofertën më të madhe nga rivali francez ose t’i garantoj Mbappes transferimin te destinacioni i preferuar.

Lexo edhe: Agjenti i Cristiano Ronaldos në bisedime sekrete me gjigantin evropian

Në fillim të këtij muaji, Arsenalit i është refuzuar një ofertë për Mbappen nga Monaco megjithëse Arsene Wenger vazhdon të jetë ende i interesuar në 18-vjeçarin./arbresh.info

Të ngjashme