Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe thuhet se është i pakënaqur me statusin e tij në klub dhe beson se ka më pak ndikim se bashkëlojtarët e tij.
Sensacioni 20-vjeçar siguroi çmimin Lojtari i Vitit në Liga 1 të dielën dhe duke folur më media sugjeroi se është i hapur për një klub tjetër ndërkohë që Real Madridi është përfolur shumë për transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Diario AS thotë se “një projekt jashtë Parisit mund të josh atë”, megjithëse transferimi në verën e këtij viti nuk pritet të ndodhë për shkak se “madje as një ofertë 300 milionëshe nuk do të ishte e mjaftueshme” për të siguruar shërbimet e tij.
“Është një pikë kthese, është momenti për ta thënë këtë”, citohet të ketë thënë Mbappe kur pranoi çmimin.
“Unë jam i gjithi. Kur them diçka, e kam me të vërtetë. E thash këtë. Nëse është në PSG, është një gjë e mirë, nëse është diku tjetër, le të jetë diku tjetër”
“Është një moment shumë i rëndësishëm për mua, kam ardhur në një pikë kthese në karrierën time. Kam zbuluar shumë këtu dhe e ndjejë se ndoshta se është momenti për të pasur më shumë përgjegjësi”
“Shpresoj që kjo ndoshta të jetë në Paris Saint Germain, kjo do të ishte një kënaqësi e madhe. Ose ndoshta diku tjetër me një projekt të ri”
Mbappe ka shënuar 59 gola brenda 86 ndeshjeve te PSG dhe ishte golashënuesi më i mirë në Liga 1 këtë edicion me 32 gola./arbresh.info/
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...