Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe ka zbuluar se i ka thënë bashkëlojtarit të tij në Francë, Ousmane Dembeles, t’i bashkohet Barcelonës.
Pas shitjes së Neymarit te PSG-ja për një tarifë rekorde rreth 222 milionë euro, Barcelona dëshironte të sjell një zëvendësues të tij, prandaj transferoi Dembelen në Camp Nou për 105 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Dembele në mënyrë të pashmangshme do të jetë nën presion pasi synon të zëvendësojë Neymarin, Mbappe beson që 20-vjeçari do të ketë sukses.
“Ne kemi folur rreth kësaj dhe ai më ka pyetur se çfarë mendoj unë. I kam thënë të shkojë sepse do të ishte një mundësi madhështore për të”, ka thënë Mbappe për ‘ESPN’.
“Ai mund të bëhet vërtetë një lojtar i mrekullueshëm duke pasur në krah Messin dhe Suarezin. Ai vërtetë do të përmirësohet. Ai tashmë ka një talent të jashtëzakonshëm, por mund të bëjë edhe një hap para”
Mbappe iu bashkua PSG-së nga Monaco fillimisht në formë huazimi, por marrëveshja do të bëhet permanente verën e ardhshme për një tarifë prej 180 milionë euro./arbresh.info/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...