Kylian Mbappe është prezantuar te PSG

13:09 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Kylian Mbappe, është prezantuar në fanellën e PSG-së.

Ai u shoqërua në konferencë për shtyp nga presidenti Al Khelaifi, i cili e lëvdoi transferin e ri duke thënë se ai është për kohë të gjatë te klubi francez.

Mbappe më pas u shpreh i ngazëllyer që kaloi te PSG, teksa tha se në maj nuk e mendoi largimin.

“Kam ardhur në një zhveshtore ku ka shumë trofe e medalje, e më duhet që të fitoj”.

“Neymar është lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Në maj vendosa të qëndroj te Monaco. Por, ndodhën disa gjëra për të cilat do flas shpejt”, deklaroi Mbappe.

Kylian Mbappe kaloi te PSG për 180 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme