Real Madrid ka një verë të madhe përparë.
Los Blancos duan të nënshkruajnë me Kylian Mbappen dhe Erling Haaland si dhe të rinovojnë kontratën e Vinicius Junior sipas Marca-s.
Mbappe, i cili do të bashkohet si një transferim i lirë, do të kushtojë rreth 25 milionë euro në sezon, më pak se gjysma e asaj që iu ofrua nga skuadra e tij aktuale, Pari Saint-Germain.
I gjithë operacioni për nënshkrimin e Haaland nga Borussia Dortmund pritet të arrijë në një total prej rreth 350 milionë euro.
Ai do të fitonte të njëjtën pagë vjetore si Mbappe.
Nëse Madridi dështon në transferimin e Haalandit – dhe kjo është e mundur duke pasur parasysh intensitetin e interest që Manchester City ka për të – at ado të ndryshojnë fokusin e tyre në rekrutimin e një mesfushori.
Ai mesfushor do të ishte Aurelien Tchouameni i Monacos,
Ambicia e Madridit është që ta ketë francezin si pjesë të listës së mesfushës me gjashtë lojtarë, duke përfshirë gjithashtu Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga.
Antonio Blanco gjithashtu pritet të aktivizohet më shumë me ekipin e parë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...