Gjatë gjithë verës u përfol për një largim nga Manchester City, me Bayern Munchen që tentoi ta afronte në Bundesliga, por Pep Guardiola vendosi veton dhe bllokoi shitjen e Kyle Walker.
Sot ka ardhur edhe rinovimi i mbrojtësit të djathtë, i cili ka zgjatur bashkëpunimin me kampionët e Anglisë dhe Europës deri në vitin 2026.
33-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, ndërkohë që sezonin e fundit dhuroi performanca pozitive me skuadrën e Guardiolës. Që fitoi tripletën për herë të parë në histori.
Walker, i cili bën edhe rolin e qendërmbrojtësit, luan në “Etihad” prej verës së vitit 2017. Kur u transferua nga Tottenhami për 53 mln euro.
Futbollisti i kombëtares angleze (78 ndeshje dhe një gol), numëron 260 ndeshje me Manchester Cityn, teksa me këtë skuadër ka fituar plot 15 trofe.
Rinovim i rëndësishëm ky për lojtarin, klubin dhe Guardiolën, pasi kontrata e Walker përfundonte në verën e ardhshme.
“Jam i emocionuar. E ardhmja ime është me Manchester Cityn, kjo është gjëja më e mirë për mua.
Kam shijuar çdo moment gjatë gjashtë viteve në këtë klub fantastik. Unë kam një trajner të mrekullueshëm, shokë skuadre dhe staf të mrekullueshëm.
Tifozët janë më të mirët. Nuk do e harroj kurrë fitimin e tripletës. Jam gati të fitoj sërish me këtë skuadër”, u shpreh Walker. /ss
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...