Mundësia për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve vijon të jetë një zgjedhje dytësore për FSHF-në.
Të paktën, kështu u kuptua edhe në konferencën e djeshme për shtyp, kur gazeta pyeti Dukën nëse është opsion për trajnerin e ri një vendës.
“Nuk kam menduar për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë”, theksoi kreu i institucionit të futbollit, shkruan panorama sport.
Tashmë me Shqipërinë pa trajner, që dje ka nisur “lufta” e menaxherëve të huaj dhe vendës, të cilët do të mundohen të bindin Dukën me sugjerimet e tyre.
Një emër që është lakuar pak orë pas largimit të De Biasit është ai i ish-portierit të shquar italian, Walter Zenga.
Ky i fundit është lakuar si kandidat për Shqipërinë edhe gjashtë vite më parë. Ish-trajneri i Sampdorias ka drejtuar për herë të fundit klubin anglez, Wolwerhampton, pikërisht në vitin e kaluar.
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi