AC Milan nga sezonin i ardhshëm do të jetë me trajner të ri.
Drejtusit e gjigantit italian dëshirojnë që ekopa e re ta fillojnë me një trajner italian, e që ai është, Maurizo Sarri, i Napolit.
Milani këtë sezon bëri bujë me transferimet e mëdha gjatë afatit kalimtar të verës, por shkarkuan Vincenzo Montellan dhe tashmë në krye të Milanit është Genaro Gatusso.
Sarri ka disa vite që është trajner i Napolit, skuadër me të cilën është duke korrur shumë suksese, dhe në këtë sezon janë favoritë për ta fituar titullin e kampionit të Serie A.
Sarri aktualisht ka një kontratë me Napolin që përfshin një klauzolë lirimi me vlerë prej tetë milionë eurove.
Tuttosport sugjeron se Milani mund t’i ofrojë atij një marrëveshje me vlerë 3.5 milionë euro për sezon, rreth dyfishi i pagës së tij aktuale. /arbresh.info/
Të qeshura e atmosferë komike, Edi mban në qafë Burimin
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...