Barcelona është në dijeni që ylli i skuadrës, Lionel Messi mund të largohet gjatë verës dhe e shohin sulmuesin e Juventus-it, Paulo Dybala si pasuesi i duhur.
Situata është mjaftë e ndërlikuar, derisa dy argjentinasit nuk e kanë rinovuar kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Dybala ka kërkuar pagesë prej 15 milionë euro në vit, e cila do t’i dyfishonte pagesën momentale.
Ndërsa, Messi është i zemëruar me situatën te Barcelona dhe thuhet se ka kërkuar largimin.
Kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2021 dhe ai asnjëherë nuk ishte më pranë largimit nga “Camp Nou”.
Sipas Tuttosport, nëse Messi kërkon largimin, atëherë 26-vjeçari Dybala shihet si zëvendësuesi adekuat.
Për argjentinasin ka interesim Inter-i dhe Manchester City, por Juventus-i nuk do e hidhte poshtë mundësinë që të krijojë sulmin Messi – Ronaldo./arbresh.info.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë