Google ADS

Ky mund të jetë formacioni i Chelsea-s në sezonin e ardhshëm me Havertz e Werner

15:25 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Chelsea gjatë verës pritet të bëjë disa transferime gjatë afatit veror.

“Blutë” gjatë janarit transferuan Hakim Ziyech nga Ajax, por e lejuan huazim deri në fund të sezonit, mirëpo me mbarimin e parakohshëm të Eredivisie, lojtari do transferohet në “Stamford Bridge”, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, në javën e fundit ka raportime se Chelsea ka arritur marrëveshje me yllin e RB Leipzig, Timo Werner.

Ndërsa, gjiganti londinez shihet favorit për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Kai Havertz, kartoni i të cilit është 75 milionë euro.

Te Chelsea gjatë verës mund të transferohet edhe mbrojtësi i Leicester City-t, Ben Chilwell, por priten që N’Golo Kante dhe Jorginho të largohen.

Jorginho kërkohet nga Juventus, derisa Kante thuhet se mund të kalojë te Real Madrid-i.

Ja si mund të duket formacioni i Chelsea-s në sezonin 2020/21:

Chelsea: Kepa, Chilwell, Tomori, Christensen, James, Mount, Gilmour, Havertz, Ziyech, Pulisic, Werner./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme