Barcelona do të synojë të mbrojë titullin e kampionit në La Liga, e gjithashtu suksesin edhe në Ligën e Kampionëve.
Para se të vazhdojë pjesën e dytë të sezonit, katalanët duhet të përcaktojnë të ardhmen e disa lojtarëve.
Një prej tyre tashmë ka marrë vendimin për të mos vazhduar të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Është Munir El Haddadi, i cili nuk do të pranojë kontratën e rinovimit të propozuar nga klubi katalan sipas Mundo Deportivo dhe do të largohet në qershor, përcjell ‘lajmi.net’.
Munir nuk sheh vend në formacionin e Barcelonës me fazën e sulmit të kryesuar nga Lionel Messi, dhe më të tjerët si Luis Suarez, Ousmane Dembele dhe Malcom
Ende nuk dihet nëse Munir do të vazhdojë të mbetet në Spanjë apo larg saj, por jo edhe te Barcelona.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...