Theo Walcot me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan indeksonline.
Raporte nga mediat angleze e kanë afruar 28 vjeçarin me një lidhje të mundshme me Milanin, mirëpo asgjë nuk ka pasur konkrete.
Mirëpo menaxheri i Southampton Mauricio Pellegrino këtë pasdite konfirmoi se skuadra e tij po shqyrton mundësinë e sjelljes së Theo Walcott në klub.
“Kam folur për të. Ai është një lojtar i mirë, por unë nuk e di për negociatat, për tregun, imagjinoj se ky lloj lojtari do të kishte shumë mundësi. Për ne nuk është e lehtë”, ka thënë Pellegrino.
Theo Walcott ka humbur besimin e Wenger, ku këtë sezon ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje. /IndeksOnline/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?