Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk duket të jetë ndonjë adhurues i madh i Superlgiës Evropiane.
Të paktën nga deklaratat e tij, kjo gjë mund të konstatohet.
Klopp u pyet për idenë e Superligës Evropiane në vitin 2019 nga gazeta gjermane, Kicker.
Në një intervistë për këtë gazetë, ai mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke deklaruar se kush do të donte ta shihte Liverpoolin të ndeshej me Real Madridin per 10 vite me radhë.
“Shpresoj që kjo Superligë të mos ndodhë kurrë”, tha ai në vitin 2019.
“Me mënyrën se si po zhvillohet Liga e Kampionëve, futbolli dhe tifozët kanë një produkt të shkëlqyeshëm, madje edhe me Europa League”, shtoi ai.
“Për mua, Liga e Kampionëve është një Superligë, por në të cilën jo gjithmonë përfundon duke luajtur kundër të njëjtave skuadra”, tha Klopp.
“Sigurisht, financiarisht do të ishte e rëndësishme, por pse duhet të krijojmë një sistem ku Liverpooli përballet me Real Madridin për 10 vjet rresht? Kush dëshiron ta shohë atë çdo vit?”, përfundoi Jurgen Klopp në vitin 2019 për Kicker./lajmi.net/
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...