Google ADS

Ky futbollist synon të rikthehet në Kombëtare

11:47 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Problemet e trajnerit Gianni De Biasit për të ndërtuar formacionin ndaj Italisë duke se janë me të vërtetë të shumta. Por nëse në mbrojtje bahet fjalë për të gjetur zëvendësues për Gjimshitin dhe Mavrajn, në sulm ka alternativa të shumta.

Sadiku po kalon një formë të shkëlqyer të Lugano në Zvicër, ku ka gjetur edhe golin në ndeshjet e fundit, po ashtu një formë të mirë po kalon edhe Balaj në Rusi. Por nuk duhet harruar edhe Cikalleshi, i cili për “Supersport” ka konfirmuar se është i gatshëm për sfidën mjaft të rëndësishme ndaj të kaltërve në Palermo.

Ai u detyrua të lërë sërish fushën pas një përplasje me portierin në ndeshjen e fundit me ekipin e tij të Basaksehir në Turqi, por duket se nuk ka pasur asgjë serioze dhe ai është i gatshëm për ndeshjen e kombëtares. Ai ka munguar në ndeshjen e fundit.

Të ngjashme