Google ADS

“Ky futbollist i Barcelonës është i gatshëm të vdes në fushë”

08:27 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Luis Suarez ka vetëm lëvdata për përforcimin e ri të Barcelonës, Arturo Vidal.

Suarez ka lavdëruar mesfushorin Arturo Vidal pas ardhjes së kilianit si përforcim i ri te Barcelona.

Vidal nënshkroi me gjigantin katalan nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.

Suarez ka thënë se Vidal i ofron shumë ekipit të Barcelonës.

“Vidal është një futbollist që e njeh gjithë bota. Është një prej atyre futbollistëve të gatshëm ta japin jetën për ne dhe taktikisht mund të ofrojë shumë”, u shpreh Suarez

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme