Portieri i Kukësit, Enea Koliçi, është ndier i surprizuar nga mungesa e ftesës së Kombëtares së Shqipërisë, pasi e priste të grumbullohej, duke parë formën e tij dhe mungesën e Berishës.
Ai e tregon ndjesinë e tij për “Panorama Sport”, por portieri shprehet edhe se e respekton vendimin e trajnerit De Biasi. Koliçi shton edhe se do të punojë fort që të grumbullohet ndaj Izraelit, pasi në atë kohë edhe Kukësi mund të jetë shpallur kampion. “E pashë listën dhe jam i surprizuar t’ju them të drejtën që nuk jam thirrur. Kjo, pasi me formën që po kaloj, me ecurinë e ekipit tim që udhëheqim për 26 javë kampionatin shqiptar dhe me mungesën e portierit të parë Berisha, mendoja që e meritoja të grumbullohesha.
Por, është një vendim i trajnerit De Biasi dhe i stafit të tij, kështu që unë e respektoj atë. Kam qenë pjesë e Kombëtares shqiptare edhe më parë dhe është nder, kënaqësi dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd.
Tashmë më mbetet që të vazhdoj të punoj fort, të eci në këtë rrugë, të jem në formë mjaft të mirë dhe të grumbullohem për ndeshjen me Izraelin, pasi në atë kohë mendoj se do të jemi shpallur edhe kampionë, meqenëse mungon dhe portieri Berisha sërish në atë ndeshje. I uroj suksese Kombëtares dhe specifikisht kolegëve të mi në portë”, përfundon Koliçi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...