Cristiano Ronaldo ka një përforcim të preferuar në Real Madrid.
Cristiano Ronaldo ka vendosur për bashkëkombësin e tij, Goncalo Guedes si zëvendësues të Gareth Bale dhe këtë ia ka thënë edhe presidentit Florentino Perez. Ronaldo është lodhur nga problemet e rënda të lëndimeve të Bale dhe i ka thënë presidentit të Madridit, Florentino Perez, se ai duhet të shesë anësorin nga Uellsi dhe të kërkojë zëvendësime.
Sulmuesi portugez gjithashtu e ka sugjeruar presidentin e klubit për emrin e zëvendësuesit ideal të Bale. Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo është i gatshëm që Gareth Bale të largohet nga Real Madrid dhe dëshiron që portugezi Guedes të vijë si zëvendësues i tij.
Deri te zgjedhja e Ronaldos për bashkëkombësin e tij erdhi pasi Guedes, një 20 vjeçar portugez, aktualisht në huazim te Valencia nga Paris Saint-Germain po çmend të gjithë me paraqitjet në këtë fillim sezon.
Talenti portugez është njëri nga më meritorët për rikthimin në maja të Valencias në La Liga, pasi ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime në nëntë ndeshje. Guedes dhe Ronaldo ndajnë të njëjtin agjent: portugezin Jorge Mendes, i cili ndërmjetësoi shitjen e Guedes nga Benfica në PSG për 30 milionë euro në janar 2017.
Kështu një transferim i tij te Mbretërit shumë lehtë mund të materializohet nëse jo në janar, Reali do reagojë në qershor me një ofertë për të.
Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 or...
Kishte veshur maicë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, ar...
Më 11 tetor ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë Enri...
Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Shpërthim në Podujevë