Google ADS

Ky futbollist do të jetë kapiten i Anglisë në botërorin ‘Rusia 2018’

10:56 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Sulmuesi anglez, Harry Kane, do të jetë kapiten i Anglisë në Kampionatin botëror 2018.

Trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate, ka zgjedhur yllin e Tottenhamit, ta mbajë shiritin e kapitenit në garën e madhe në Rusi.

Kane në tre sezonet e fundit ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League dhe të kombëtares së tre luanëve.

Kane këtë sezon ka shënuar 30 gola në Premier League, duke humbur garën me Mo Salah për këpucën e Artë, futbollisiti i Liverpoolit shnëoi dy gola më shumë, 32.

Kane është një lojtar i adhuruar nga tifozët, mediat dhë bashkëlojtarët e tij në kombëtare, të cilët e kanë pritur mirë këtë lajm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme