Ky është ylli që do ta zëvendësojë Hazardin te Chelsea

11:30 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Chelsea do të tentojë të nënshkruajë me Edinson Cavanin nga PSG, nëse Eden Hazard largohet në fund të sezonit.

‘Blutë’ e Londrës kanë filluar të përgatiten për largimin e Eden Hazard.

Reprezentuesi belg mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Le10Sport shkruan se ylli i PSG-së, Edinson Cavani, është alternativa e parë e Chelsea për të zëvendësuar Hazardin.

Chelsea edhe pse është dënuar nga FIFA me ndalim transferimi për dy afatet e ardhshme, shpreson që me apel të rrëzojë këtë vendim, dhe t’i lejohen transferimet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme