Liverpooli nuk do të bëjë zëvendësim direkt të tij në janar, por do të shikojnë mundësinë që ta sjellin Naby Keita, të cilën e kanë siguruar gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori brazilian është transferuar në Barcelonë nga Liverpooli për vlerën e 160 milionë eurove, dhe duke u bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori, si dhe shitja më e madhe e Premierligës.
Por, sipas “The Telegraph, Liverpooli nuk do të nënshkruajë me Riyad Mahrez të Leicester City apo yllin e Monacos, Thomas Lemar, transmeton arbresh.info.
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, preferon që ta sjellë në Anfield Road, mesfushorin Naby Keita, të cilën e kanë blerë nga RB Leipzig për vlerën e 57 milionë funteve në korrik të vitit të kaluar.
Ai ka vazhduar të jetë pjesë e klubit gjerman, por si lojtar i huauzar nga Liverpool.
Megjithatë, ‘të kuqt’ besojnë se ekziston një mundësi që Keita të bëhët pjesë e tyre në këtë muaj, duke i paguar para shtesë Leipzigit. /arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend