Google ADS

Ky është tifozi që u rrëzua nga ndërtesa në ndeshjen Drita – Ferizaj (FOTO)

09:27 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Vala Superligës së Kosovës ndodhi një ngjarje e rëndë në ndeshjen Drita – Ferizaj 2:1, përcjellë Arbresh.info.

Një tifoz prapa portës teksa po e shikoni ndeshjen nga një ndërtesë e lartë, është rrëzuar nga kati i parë.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë derisa pas këtij lajmi, klubi ka marrë vendim që personat nën moshën 16-vjeçare të futen në stadium pa patur nevojë të paguajnë biletë.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe tifozët e ekipit, ‘Intelektualët’. “Intelektualet i deshirojne sherim sa me te shpejte tifozit te flakte te Drites,Birand Sherifi i cili sot gjate lojes pesoi nje aksident, teksa po strehohej ne nje nga ndertesat ne afersi te stadionit. Familjaret e Birandit na njoftojne se ai eshte mire dhe jashte cdo rreziku”, shkrujanë ‘Intelektualët’. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme