Trajneri i Kosovës, Alain Giresse i ka nisur keq kualifikimet për Euro 2024 me dy barazime, duke i humbur katër pikë tejet të rëndësishme.
Sidomos ndeshja ndaj Andorrës për Kosovën ishte obligim fitorja, por dardanët zhgënjyen në “Fadil Vokrrin” e mbushur thuajse plot.
Giresse erdhi te Kosova në shkurtin e vitit të kaluar dhe e nisi mjaft mirë aventurën me një fitore 5:0 ndaj Burkina Fasos në miqësore, e pasuar nga një barazim 1:1 me Zvicrën, po ashtu miqësore.
Në 12 ndeshje (kompetitive dhe miqësore) sa e ka udhëhequr Kosovën, Giresse ka arritur katër fitore, tri humbje dhe pesë barazime.
Ai ka kontratë deri në fund të këtyre eliminatoreve dhe kualifikimi në Evropian është i obligueshëm për të për të vazhduar punën të Kosova./ge
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...