Google ADS

Ky është reagimi i Zidane për lëndimin e Neymarit

17:44 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Neymar Jr mund të humbas ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, por Zinedine Zidane ka deklaruar se nuk është i lumtur për atë që i ka ndodhur yllit brazilian.

Neymar pësoi një lëndim në derbin kundër Marseille të dielën, të cilin PSG e fitoi 3 me 0, transmeton arbresh.info.

Ish ylli i Barcelonës zuri këmbën keq duke tentuar t’i ikë një ndërhyrje nga lojtarët e Marseille.

Neymar u largua me lese nga fusha, duke qarë

Ishte një moment i keq dhe Neymar u largua me lese nga fusha duke qarë dhe tashmë raportohet se do të mungojë ndaj Real Madridit, sfidë e cila do të zhvillohet me 6 mars.

Është një moment i vështirë për futbollistin më të shtrenjtë në botë, i cili ëndërron fitimin e ‘Topit të Artë’ me PSG, dhe këtë mund ta bëj vetëm duke e fituar Ligën e Kampionëve.

Neymar kundër Real Madridit në takimin e parë

Për lëndimin e Neymarit është pyetur trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka thënë se shpreson që Neymari të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë.

“Nuk dua që lojtarët të lëndohen, nuk jam i lumtur me lëndimin e Neymarit”, ka thënë Zidane.

“Shpresoj që të jetë në ndeshjen e dytë. Unë kurr nuk do të doja që një lojtar të lëndohet”, përfundoi Zidane.

PSG është në disvantazh nga loja e parë, pas humbjes në Santiago Bernabeu 3 me 1, dhe pa ndihmën e Neymarit, vështirë se do të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Për kohëzgjatjen e lëndimit të Neymarit, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga klubi dhe se trajneri i PSG, Unai Emery, shpreson ta ketë në dispozicion brazilianin. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme