Holandezi është i përkushtuar që të luftojë në çdo front edhe pa Messi.
Ky sezon do të jetë një sezon i pazakonshëm për Barcelonën, ndoshta më i pazakonshmi në shumë vite. Lionel Messi është detyruar që të largohet dhe Blaugrana duhet ta rishpik vetveten për të gjetur mënyra të reja që të jenë garues.
Kjo është ajo që kërkohet nëse Barcelona dëshiron të jetë Barcelina, një skuadër e cila fiton tituj edhe kur në të nuk është lojtari më i mirë në botë.
Në këtë ekuacion, një figurë, e cila ka edhe më shumë rëndësi, është trajneri Ronald Koeman i cili e udhëheq këtë projekt tranzitor.
Lajmi i mirë është që ai duket të jetë njeriu perfekt për ta bërë këtë, pasi që tanimë ka treguar që ai nuk e ka problem që kur është puna e vendimeve ai të jetë më i përkushtuar në klub.
Holandezi duket se ka ide shumë të qarta në atë çfarë ai dëshiron për skuadrën e tij dhe si t’i arrin ato, derisa e ka bërë të qartë në pjesën e parë të fitores kundër Real Sociedadit, në të cilën ai tha se kjo “ishte Barcelona më e mirë pas shumë vitesh”.
Duke njohur stilin e tyre dhe si luajti skuadra në atë rast, ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë presim nga kjo skuadër e re e Barcelonës.
Presioni që nuk diskutohet
Presioni lartë në fushën e kundërshtarit është thelbi i kësaj Barcelone të re. Kështu janë shfaqur ata kundër Real Sociedadit dhe kjo ua kujtojë të gjithë fansave Barcelonën e Pep Guardiolas, një skuadër e cila dinte si ta kishte posedimin por po ashtu të luante edhe kur nuk e kishte.
Skuadra kanë filluar të punojnë edhe më shumë që nga ndeshja e parë e sezonit, madje edhe Imanol Alguacil ishte befasuar me shkallën e punës së disa lojtarëve, e cila gjë është bërë normë.
Gola shënuan të gjithë
Koeman ka sfiduar vetën për të ndërtuar një Barcelonë që nuk do t’i mungojë Messi për ti shënuar 30 apo më shumë gola për një sezon. Plani është i qartë për të gjithë.
Ai dëshiron që sulmuesit të jenë me klinik, por po ashtu kërkon më shumë kontribut nga mesfusha e tij dhe nga mbrojtja.
Mbyllja e derës
Barcelona është forcuar mirë në mbrojtje këtë verë dhe Koeman dëshiron që baza e skuadrës së tij të ndërtohet me themele të forta në mënyrë që sulmi të mos shqetësohet se çfarë po ndodh në mbrojtje.
Besimi në lojtar të ri
Koeman ka treguar se ai nuk heziton që lojën e tij ta bazon në lojtarë të ri dhe ai do ta bëjë këtë edhe më 2021.22, me Yusuf Demir, Gavi dhe Nico Gonzalez të cilët mezi presin ta shfrytëzojnë shansen e tyre.
Kthimi në formë i lojtarëve
Disa nga nënshkrimet më të mëdha të Barcelonës kanë dështuar t’i tregojnë pritjet e tyre, por Koeman dëshiron që të përpiqet që ata ta bëjnë më të mirën e tyre.
Në mes të këtyre lojtarëve është Philippe Coutinho nga i cili Koeman pret që të kthehet në formë. Braziliani është vetëm njëri nga ata i cili mund të jetë i rëndësishëm në skuadër pas mungesës së Messi. /GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...