Një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e agjentëve të futbollit, ai kishte rol kyç në transferimin e Philippe Coutinhos te Barcelona.
Emri i tij është Kia Joorabchian , një iranian 46-vjeçar i edukuar Angli, por që ka qenë hija e ish-yllit të Livepoolit për vite.
Në vitin 2004, ai ka krijuar Media Sports Investments një agjentësh për përfaqësimin e lojtarëve, përveç Couinhos, ata nën ombrellën e tyre kanë edhe lojtarë si David Luiz, Oscar, Carlos Tevez apo Marquinhos.
Joorabchian ishte njeriu që lëvizi Tevezin nga West Hami në Manchester Unitedi dhe pastaj kalimin e çuditshëm te Manchester City. Ai ka një raport të mrekullueshëm me Cityn dhe shumë skuadra tjera.
Po ashtu kompania e tij ka shumë vëzhgues që ndjekin talent anë e mbanë botës. Kia ishte së bashku me Countinho në ditën e tij më të lumtur, ditën kur kaloi te Barcelona.
Ai ishte gati ta transerojë Kakan te Man City, por në fund transferimi nuk u bë dhe kështu ish-fituesi i Topit të Artë kaloi te Real Madridi nga Milani. Po ashtu Marquinhon nga Corinthiansi te Roma, gjatë transferimit të fundit klubi italian e pagoi atë 4.5 milionë euro.
Një vit më vonë iraniani punoi dhe ia arriti ta transferojë brazilianin te Paris Saint Germani për 40 milionë euro.
Coutinho kaloi nga Liverpiooli te Barcelona për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë për pesë vite e gjysmë dhe një klauzolë prej 400 milionëshe.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...