Zinedine Zidane kërkon edhe një yll të madh në Real Madrid.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane planifikon një përforcim të ri gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Përkundër blerjes së Eden Hazard nga Chelsea, Zidane kërkon edhe një yll të madh për sezonin e ri.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se “Los Blancos” kërkojnë një mesfushor të ri, përcjell lajmi.net.
Objektivi numër një i Zidane është mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.
Nëse Real Madrid dështon në blerjen e Pogbas, ata do të bëjnë përpjekje të reja për Christian Eriksen, Donny van de Beek ose Tanguy Ndombele.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...