Mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në vendin tonë ka folur për fazën përgatitore që po zhvillon skuadra e Feronikelit dhe ambicjet që ka ky klub për pjesën e dytë të kampionatit, shkruan Gazetasheshi.com.
“Stërvitjet janë duke shkuar mire. Jemi duke stërvitur intensivisht dy here here ditë. Çdo gjë po shkon sipas planit edhe pse moti është pak i ftohtë. Më 17 janar pritet të udhëtojmë drejt Turqisë, me ç’rast do qëndrojmë dy javë dhe mendoj se çdo gjë do shkoj shumë mirë”, deklaroi Hoxha për kanalin e Feronikelit.
Hoxha përsëriti edhe njëherë objektivin kryesor që kanë “industrialistët”, teksa kërkon fitimin e kampionatit dhe kupës.
“Objektivi ynë është titulli kampion dhe Kupa e Kosovës”, potencoi Hoxha.
Në fund Hoxha ju premtoi tifozëve të “Niklit” se lojtarët do të bëjnë të pamundurën të rikthejnë trofetë në qytetin e tyre.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...