Pritet që Eden Hazard të veshë fanellën me numrin 7 te Real Madrid.
Kjo pasi fanella e superyllit belg ka dalë në shitje në dyqanin e klubit spanjoll në Dubai.
Mariano Diaz aktualisht veshë atë fanellë, por ka një shans të mirë që ai mund të largohet nga klubi, kështu që Hazardit ende nuk i është dhënë zyrtarisht një numër dhe sot mund të prezantohet pa të, transmeton lajm.net.
Kjo, megjithatë, nuk e ka ndalur dyqanin në Dubai nga vendosja e fanellës në shitje dhe ka qenë në dispozicion që nga e premtja e kaluar, kur u njoftua nënshkrimi i lojtarit.
Fanellat me numrin 7 të Hazard janë gjithashtu në shitje në aeroportin e Barcelonës.
Ndryshe, operacioni për transferimin e 28-vjeçarit i kushtoi Realit 100 milionë euro, shifër e cila mund të rritet edhe 40 milionë më shumë në rast të sukseseve të lojtarit me klubin.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...