Google ADS

Ky është numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm në prezantimin e Xavit në “Camp Nou”

10:01 | 8 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Xavi Hernandez pritet të prezantohet gjatë së hënës në ora 13:00 si trajneri i ri i Barcelonës.

Trajneri i cili zbarkoi në Barcelonë mesditën e së shtunës nga Doha, do të kthehet në fushën e “Camp Nou” pas më shumë se gjashtë vitesh pas pensionimit të tij.

Duke qenë se është e hënë në mesditë, parashikohet që nuk do të ketë fluks të madh tifozësh në “Camp Nou”, por klubi shpreson që të paktën tribuna kryesore të prezantoj një paraqitje fantastike për pritjen e Xavit si trajneri I ri.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, në stadium mund të jenë rreth 25 mijë shikues./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme