Ky është mesazhi prekës i Mikel Arteta-s për Pep Guardiolën, të cilit i vdiq nëna

20:00 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Javën e kaluar nëna e Pep Guardioles, Dolors Sala Carrio vdiq në moshën 82-vjeçare shkaku i koronavirusit.

Ky lajm ka prekur shumicën e miqve e teknikut spanjoll e ndër ta ka qenë edhe ish asistenti i tij, Mikel Arteta, transmeton portali arbresh.info.

Arteta që vet është prekur nga Covid-19 muajin e kaluar dhe është shëruar ka thënë se Guardiola edhe më herët është munduar t’i izolojë prindërit sepse e ka ditur tmerrin e virusit.

“Kam qenë në bisedime me të, ishte i shqetësuar për prindërit sepse ishin duke u bërë më të vjetër dhe u munduan të izolohen”.

“Është lajm vërtet i keq. E njoh familjen e tij shumë mirë. Iu dërgoj ngushëllimet e mia dhe shpresojë që se bashkua mund ta kalojnë këtë”, deklaroi ai.

Thuhet se Guardiola menjëherë pasi lajmit që mori për vdekjen e nënës u largua nga Anglia dhe shkoi në Spanjë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme