Transferimi më i ri i Manchester United, Odion Ighalo ka pasur një mesazh nga legjenda e klubit, Antonio Valencia.
Nigeriani të martën bëri foton e parë në fanellën e “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
Ighalo u transferua në “Old Trafford” nga Shanghai Shenhua në formë huazimi deri në fund të sezonit, derisa do të mbajë numrin 25 në fanellë.
Këtë numër më herët e ka pasur Valencia, i cili i ka uruar fat lojtarit.
“Gjithmonë e kam parë numri 25 si mundësi të bëj më shumë se çfarë ëndërrja. Ishte inspirimi im. Të uroj sukses në këtë fanellë vëlla”, ishte mesazhi i anglezit.
https://twitter.com/anto_v25/status/1224882281724174337
Derisa Ighalo brenda një kohe të shkurtër ia ktheu: Faleminderit vëlla.
Postimi i legjendës së United për një kohë të shkurtër mori më shumë se 25 mijë pëlqime derisa me mijëra shpërndarje./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...